“E treta, e vërteta”, Klop gati për finalen: Kështu më ndodhi edhe me Maincin!

Të shtunën e 1 qershorit do të zhvillohet finalja e Champions Ligës. Liverpuli dhe Totenhemi do të përplasin “brirët” në një duel anglez. The Reds synojnë të fitojnë pas disfatës në sezonin e kaluar në finale kundër Realit.

Ekipi i Klop do tentojë të fitojë për herë të gjashtë në histori trofeun më të rëndësishëm për klube, ndërsa Spurs për herë të parë. Trajneri gjerman ka folur për faqen e UEFA-s.

Dy finalet e para i ka humbur dhe kjo është e treta. Në të parën dështoi përballë Bajernit kur ishte në stolin e Dortmundit, ndërsa vjet e mposhti Reali në Kiev. Tani është momenti i së vërtetës, por Klop nuk e nënvlerëson aspak ekipin e Poçetinos, përkundrazi.

Liverpuli dhe Totenhemi e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Përveç kësaj, është një finale dhe duhet të përgatitemi duke studiuar pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Në këtë aspekt nuk ka asnjë ndryshim me finalet e tjera. Nëse jemi në formë, është e vështirë për t’u përballur me ne, por e njëjta gjë vlen edhe për Totenhemin.

Një fjalë e urtë gjermane thotë: ‘E treta, e vërteta’. Kur isha te Mainci dështova dy herë për të ngjitur ekipin në Bundesligë. Herën e tretë ia dola. Shpresoj që kështu të ndodhë edhe në finalen e Champions Ligës”, përfundon Jurgen Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *