E tmerrshme, kërcënohen me jetë inspektorët e UEFA-s

Çmenduri! Çështja Skënderbeu po merr përmasa ndërkombëtare dhe tashmë jemi bërë temë dite për arsyet me të shëmtuara të mundshme.

Pas publikimit të lajmit se Skënderbeu rrezikon të përjashtohet 10 vite nga Kupat e Europës, sot UEFA ka dalë me një komunikatë zyrtare.

Qeveria e futbollit europian denoncon ngjarje të rënda: Inspektorët që po merren me hetimin e Skënderbeut janë kërcënuar me jetë, me telefonata anonime. Ku i kanë gjetur numrat e telefonit kërcënuesit është mister, por ndërkohë UEFA ka njoftuar policinë.

Edhe presidenti i UEFA-s Aleksandër Çeferin ka folur për këtë çështje: “Nuk do të lejojmë që stafi ynë të kërcënohet nga palë të treta. Inspektorët kanë mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe timen personalisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *