E thotë një legjendë e kuqe: Mesi meriton “Topin e Artë”

Leo Mesi dhe Virxhil Van Dajk janë dy kandidatët kryesorë për të fituar çmimin më të madh individual, “Topin e Artë”. Të dy kanë bërë një sezon shumë të mirë dhe opinioni sportiv është ndarë në dy kampe.
Shumë personalitete kanë folur mbi këtë temë, ndoshta edhe duke mbrojtur interesat e veta. Por Xhejmi Karrager i vë vulën kësaj çështje. Legjenda e Liverpulit nuk mendon se Van Dajk nuk mund të dalë sipër Mesit dhe të fitojë atë çmim. Ai shprehet se Leo e meriton ”Topin e Artë”.

“E pashë që Van Dajk doli lart në kuotimin e basteve. Dua të jem i sinqertë që Mesi e meriton atë çmim. Shumë rrallë shohim ta marrë një mbrojtës. Kanavaro e mori atë pasi fitoi një troofe si Kupa e Botës. Ne kemi parë mbrojtës si Pike dhe Serxho Ramos që kanë performuar shumë më mirë se Van Dajk, por kanë vetëm medaljet”, u shpreh Karrager.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *