E thotë një ekspert: Reali nuk ka nevojë për Pogba apo Eriksen

0

Real Madridi e ka nisur shumë keq këtë fazë pregatitore. Dëmtimet dhe humbjet e njëpasnjëshme japin sinjale për blerje, me mesfushën si reparti me më shumë nevojë. Pol Pogba dhe Eriksen janë dy emrat që lakohen prej muajsh për Realin.

Megjithatë, ka nga ata që nuk mendojnë se Zidan ka nevojë për blerje dhe yjet që disponojnë janë të mjaftueshëm. Kështu shprehet edhe Rivaldo, që njihet për analizat e tij të sakta dhe të detajuara.

“Shtypi thotë që Real Madridi duhet të forcojë mesfushën, me Christian Eriksen dhe Paul Pogba në mesin e objektivave të përfolur. Të dy janë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe do të përshtaten mirë në Bernabeu. Por përkundër sezonit të tyre të keq, nuk jam i sigurt se Reali ka nevojë për përforcime. Nuk duhet të harrojmë se Kasemiro sapo ka ardhur nga dëmtimi dhe ata kanë luajtur pa një prej lojtarët më me impakt në ekip. Reali do të përmirësohet me Kasemiron në skuadër, megjithëse mungesa e tij nuk shpjegon parasezonin e tyre të tmerrshëm”, përfundoi Rivaldo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.