E thotë miku i familjes: Çfarë mund të presësh nga Haland? U ngjiz në dhomën e zhveshjes

0

Haland është kthyer padyshim në njeriun gol këtë vit. Sulmuesi norvegjez i mahniti të gjithë me golat e tij në periudhën kur luante për Salzburgun dhe po vazhdon ta bëjë një gjë të tillë edhe me fanellën e Dortmundit, të cilën e veshi në muajin janar. I destinuar për të lënë gjurmë në futboll, ky me sa duket është fati i goleadorit 19-vjeçar.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe një mik i familjes Haland, Jan Fjortoft, i cili ka luajtur së bashku me babain e Erling me Kombëtaren e Norvegjisë dhe prej atëherë ruajnë një miqësi të mirë. “Erling? Çfarë mund të presësh nga dikush që është ngjizur në dhomën e zhveshjes”, ka thënë ish-futbollisti Fjortoft, që tashmë ka marrë rolin e komentatorit, si për të treguar edhe arsyen e suksesit të jashtëzakonshëm në fushën e lojës të sulmuesit më në zë të momentit./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.