E thonë edhe holandezët: Lindon Selahi po pret t’i bashkohet Shqipërisë A!

“Sport Ekspres” ka publikuar para tre ditësh një listë me disa ndryshime që priten te Kombëtarja A e Shqipërisë. Ndër to përfshihej ftesa për Armando Brojën dhe Endri Çekiçin për të qenë në listën e pritjes, rikthimi i Hysen Memollës, por edhe afrimi i Lindon Selahit.

Megjithëse për këtë të fundit ka ende dyshime nëse do të jetë në listën e parë apo në atë të pritjes. Mediat holandeze japin gjithashtu të njëjtin version. Më saktësisht lajmi vjen i konfirmuar nga media “Tubantia”, një gazetë lokale që ka të gjitha informacionet në lidhje me lojtarët e Tëentes.

Sipas saj, Selahi është duke pritur të grumbullohet me Kombëtaren A të Shqipërisë, ndërsa një gjë e tillë pritet të vijë në ndeshjet mes Turqisë dhe Moldavisë. /Sport Ekspres/