E tentuan Partizani dhe kampionët, tani do kombëtaren kroate

Klubet shqiptare nuk është se nuk shohin për elementë të rinj. Janë disa ata që spikasin në kampionatin e moshave dhe një prej tyre është edhe Lirim Kastrati. Lirim Kastrati ishte shok skuadre me Redon Xhixhën dhe Esat Malën, lojtarë këta që luajnë tanimë në Superiore me Laçin dhe Partizanin.

Tetë gola të realizuar me Shkëndijën e Tiranës U17, ndërkohë që ishin disa klubet që ju vunë pas. Mes tyre Partizani dhe Drita e Gjilanit, qw vjet doli kampione në Kosovë. Por jo, lojtarit i ishte programuar një provë në Kroaci dhe e kaloi atë. Lokomotiva e Zagrebit e angazhoi fillimisht në ekipin e dytë dhe më pas direkt në ekipin e parë.

Sulmuesi në Kroaci po bën mirë, teksa ka shënuar pesë gola në 7 ndeshje. Momentalisht është shënuesi më i mirë te Lokomotiva, që renditet në vendin e dytë në kampionat pas Dinamos së Zagrebit.

Kastrati, tashmë 19 vjeç, luan me Shpresat e Kosovës. Shqipëria e ka ftuar, ndërkohë që dëshira e tij është të luajë me Kroacinë. E ka shprehur edhe në mediat kroate vetë diçka të tillë. “Nuk kam vendosur akoma. Dëshira ime është të luaj me Kroacinë. Është më e fortë se Kosova dhe Shqipëria dhe do dëshiroja të vishja fanellën e Kroacisë”, ka thënë mes të tjerash Kastrati, i cili duhet të presë për të marrë pasaportën kroate dhe një… ftesë. E vështirë do të jetë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *