E tenton edhe Milani, projektohet goditja e madhe

Milani po bën një merkato të kujdesshme dhe ekonomike. Firmosja me lojtarë të rinj dhe të talentuar është baza e punës së Maldinit, por tifozët dhe ekipi kanë nevojë për një emër të madh.

I tillë si opsioni i fundit që po qarkullon në Milanelo. Drejtuesit e kuqezinjve kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim me Vlado Lemiç, agjentin e Luka Modriç. Fituesi i “Topit të Artë” ka qenë tema kryesore e bisedimeve.

Milani ka dashur të kuptojë nëse ekzistojnë mundësitë e një operacioni të tillë. Problem mbetet rroga prej 12.5 milionë eurosh e mesfushorit, por italianët besojnë fort tek efekti Boban.

Shkuer, Boban, Modriç

“Zorro” është i lidhur shumë me lojtarin e Real Madrid. Blerja e mundshme e Pol Pogba do vinte në dyshim postin e titullarit për kroatin, i cili mund të transferohet në Serie A, tashmë në Milanon kuqezi.

Interi e tentoi gjatë gjithë verës së kaluar, por nuk ia doli. Tani po e provon Milani. Për momentin gjithçka ndodhet në fazën e një ideje, por Maldini dhe Boban do të bëjnë të pamundurën për të arritur një akord me “Los Blancos” dhe 33-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *