E surprizoi Juventusin në humbje dhe vendimet, arbitrit Fabri nuk i japin asnjë ndeshje në Serie A

Arbitri Fabri do të kritikohej shumë nga Juventusi, në humbjen me rezultatin 3-1 nga Lacio. I njohur për vendimet e tij që kanë sjellë polemika dhe në mbështetje të bardhezinjëve, ishte disi surprizuese që për kampionët e Italisë që sjellja kishte ndryshuar disi.

Federata Italiane e Futbollit ka marrë vendimin për të mos i besuar asnjë ndeshje këtë javë këtij arbitri. Gjithsesi Fabri mund t’i gëzohet detyrës për të qenë te VAR-i, në përballjen mes Napolit dhe Parmës. Ndoshta aty mund të kuptojë më mirë se kjo teknologji e re duhet të dëgjohet gjithmonë dhe jo të anashkalohet, siç ka bërë në shumë raste. /Sport Ekspres/