“E sigurt që nuk rri te Milani“, trajneri serb ka tjetër mendim për të ardhmen e Ibrahimoviç: Çështa është a do vijë te ne

Zllatan Ibrahimoviç është kthyer në një çështje te Milani. Sulmuesi suedez u rikthye te kuqezinjtë në janar, ku menjëherë dha impaktin pozitiv në skuadër, teksa “djajtë“ nisën të tregonin një tjetr fytyrë në fushnë e lojës. Megjithatë e ardhmja e tij ka mbetur pezull dhe nuk zgjidhja që ai do të bëjë në karrierë ende nuk është mësuar. Kontrata e tij me Milanin përfundon në fund të sezonit, ndërsa diskutim hap fakti nëse do të ketë një rinovim për vitin e ardhshëm apo jo. Marrëveshja aktuale e përmban një zgjatje të tillë të kontratës për palët, megjithatë vendimi final nuk është zbuluar ende.

Por këtë kureshtje e shuan trajneri Mihajloviç, i cili në një prononcim për mediat në Serbi tregon se rrugët e Ibras me Milanin do të ndahen në fund të sezonit. Madje sipas kreut të pankinës së Bolonjës, pyetja që shtrohet është nëse do të shkojë e të vihet nën urdhërat e tij, apo do të zgjedhë Suedinë.

“Ibrahimoviç më telefonoi disa ditë më parë. Do të shohim se çfarë do të vendosë gjatë verës. Ai me siguri nuk do të qëndrojë në Milano, por çështja është nëse ai do të vijë tek ne (te Bolonja) ose nëse do të kthehet në Suedi”, ka deklaruar Mihajloviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *