E shtuna ditë miqësoresh, Kategoria e Parë zbret e gjitha në fushë

Përmirësimi i kushteve të motit në vendin tonë, sot i favorizon ndeshjet miqësore që do të luhen nga skuadrat e Kategorisë së Parë. Dhe në kalendar ato nuk janë pak, pasi duke patur parasysh se disa prej tyre kanë luajtur gjatë dy ditëve të kaluara, sot në fushë luhen miqësore interesante, të ndërthurura edhe në nivele kategorish.

Më e veçantë mbetet përballja që Bylis do të ketë me Skënderbeun, miqësore e cila do të luhet në mesditë në Resortin “Tropikal” në Durrës, dhe po kështu takimi Oriku-Luftëtari që do të luhet në Orikum. Të dyja këto sfida mbeten më të veçantat e ditës së sotme, ndërkohë që Elbasani ka ftuar në fushën stërvitore “Shefqet Lamçja” gjakovarët e Vllaznimit.

Apolonia-Dinamo është miqësorja më e veçantë mes dy skuadrave të Kategorisë së Parë, por që aktualisht janë në grupe të ndryshme në këtë kategori. Egnatia luan ndaj Albpetrolit të Kategorisë së Dytë, ndërsa Besa do të përballet me Kombëtaren U20 në Kavajë. Edhe Shënkolli sot luan miqësoren e parë këtë muaj, pikërisht me Vllazninë U19.

Të gjitha këto miqësore do të jenë në fokusin e SportEkspres.com, ndërkohë që dita e dielë duket pak e varfër në ndeshje të tilla, pasi asnjera nga skuadrat e Kategorisë së Parë nuk ka konfirmuar nëse i kanë në program.

Ndeshje miqësore
Sot, 12 janar 2019
Egnatia-Albpetroli       11:00
Shënkolli-VllazniaU19 13:30
Apolonia-Dinamo        13:30
Besa-KombëtarjaU20 13:30
Skënderbeu-Bylis        13:30
Orikumi-Luftëtari        13:30
Elbasani-Vllaznimi       13:30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *