E shpallën Enea Jorgjin “non grata” me faqe anonime, vjen sqarimi për ndeshjen e fituar nga Tirana

Tirana arriti të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit në minutat e fundit, pas golit të Ngos. Shumë polemika do të kishte te ballshiotët, me protagonist Dovedanin që kërkoi shpjegime te arbitri Enea Jorgji për vendimet e marra.

Pikërisht për këtë arsye, një faqe e Bylisit në “Facebook” e cila nuk është zyrtare, ka publikuar një reagim që e shpallte Enea Jorgjin “non grata”. Lajmi ka mbërritur edhe në disa media shqiptare, megjithëse nuk kishte vërtetësi. Klubi i Bylisit ka reaguar mbi këtë çështje duke u shprehur se çështja e gjykimit i përket instancave kompetente pranë FSHF-së dhe se Jorgji nuk është shpallur i padëshiruar. /Sport Ekspres/