E shkuara as që i kujtohet, Mario Vrushaj: Krenari e madhe që luaj për Greqinë, i jap të gjitha

0

Në luftë me traditën dhe të shkuarën, ky është rasti i Mario Vrushajt, sulmuesit të Willem II. Pas ftesës së dërguar nga ana e Greqisë A, jo vetëm që nuk e refuzoi, por e pranoi menjëherë me dëshirën e madhe për të qenë në fushë.

Helenët ia plotësuan dëshirën, duke e aktivizuar për 90 minuta. Gjithsesi në atë ndeshje të parë do të humbiste ndaj Finlandës me rezultatin 1-0. Tani gjasat janë inekzistente për Greqinë që të shpresojë te kualifikimi për më tej.

Por Vrushaj ka edhe një bast me veten, për të thyer mallkimin e shqiptarëve që përfaqësojnë Greqinë. Në të gjitha rastet karriera e tyre ka pasur një zbritje të madhe, ndërsa Durmishaj e vërtetëoi së fundmi.

“Krenari e madhe që të luaj për këtë fanellë të Greqisë. Që kur mu dha mundësia për të qenë në 11-she, unë kisha për t’i dhënë të gjitha. Kjo është puna ime dhe unë mendoj se dhashë gjithçka. Rezultati nuk ka na justifikon, qendruam përpara, por duhet të përmirësohemi, të fitojmë dhe të kualifikohemi”, u shpreh Vrushaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.