E shkarkuan për një intervistë, Boban reagon ashpër ndaj Milanit: Nuk e dija se isha në Korenë e Veriut

Boban ka folur në lidhje me largimin që Milani i ka bërë gjatë ditës së djeshme, teksa kuqezinjtë i uronin fat për të ardhmen. E gjithë arsyeja lidhet me një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, atje ku kishte thënë se Ivan Gazidis kishte punuar prapa shpinës për të marrë trajnerin Ralf Rangnick.

Këtë herë Boban është shprehur pas largimit që i bënë në “Il Giornale”: “Nuk e dija se po jetonim në një diktaturë si në Korenë e Veriut. Intervista ime ishte ligjërisht pa të meta dhe u bë pasi shumë pyetje dhe kërkesa për qartësim, kishin mbetur pa përgjigje. Ata donin që në muajin dhjetor ta mbyllnin marrëveshjen me trajnerin Rangnick. Në rregull, do i uroja fat, por unë meritoj të informohem në lidhje me këto iniciativa”, ka thënë Boban. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *