E shkarkon dy herë brenda vitit, Monaco i beson “tradhëtarit” të Luis Enriques

Ekipi i Monacos ka shkarkuar nga detyra trajnerin Leonardo Jardim. Kjo është hera e dytë që klubi francez e bën diçka të tillë brenda të njëjtit vit. Jardim u largua nga detyra në vitin 2018 për shkak të rezultateve të dobta, për tu ulur më pas në fillim të këtij viti në stolin që e la për Henryn. Por Monaco nuk i beson as këtë herë, duke njoftuar shkarkimin e trajnerit të tyre, pasi rezultatet e arritura deri tani nuk janë ato që priteshin.

Ndërkohë, francezët kanë zgjedhur t’i besojnë atij që në një farë mënyre tradhëtoi besimin e Luis Enriques. Bëhet fjalë për Morenon, që u përfol së tepërmi muajt e fundit për shkak të asaj që ndodhi mes tij dhe Enriques. Megjithëse në fillim u shpreh i gatshëm t’i lironte vendin në çdo kohë këtij të fundit, kur ky moment erdhi dorëzimi i stolit nuk ishte i lehtë për Morenon./Sport Ekspres/