E shkarkoi dhe i mbeti peng, Demi e do sërish në stol

0

Skënder Gega u largua nga Partizani tre ditë më parë dhe emrat si trajner i ri i “Demave”, nuk kanë munguar. Megjithatë, Telesport raporton se drejtori i të kuqve, Olsi Rama, po mendon të rikthejë Adolfo Sormanin.

Trajneri italian e mbylli aventurën e tij në Danimarkë te Velje dhe një rikthim i tij te “Demat” shihet si mëse i mundshëm. Sormani bëri mrekullinë me Partizanin, pasi i dha kualifikimin në turin e tretë në Champions League, duke eliminuar Ferencvarosin.

Aventura e Sormanit te Partizani zgjati vetëm 3 muaj, por pas largimit të tij, presidenti Demi u shpreh se i ka ngelur peng ky “divorc”. Tashmë, Sormani ka kaluar në krye të listës për trajnerin e ri të “Demave”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.