E shiti verën e kaluar, Guardiola ndërron mendje për spanjollin

0

Mançester Sitiduhet të bëjë më shumë në zbulimin e talenteve të akademisë. Xhejdon Sanço u shit në Dormtund dhe më pas shpërtheu, duke e bërë Guardiolën të pendohet. Këtë vit është përsëritur një tjetër rast. Angelino u shit verën e kaluar në Holandë te PSV për shifrën e 5,5 milionë eurove.
Qytetarët menduan se ai nuk ka kualitetin të ngjitet në majë dhe menduan ta shisnin pa të drejtë riblerjeje. Tani janë penduar. 21-vjeçari është shpallur mbrojtësi i majtë më i mirë në Eredivise. Aftësitë e tij janë shumë të mira. PSG ka treguar interes konkret për spanjollin. Ata janë gati të ofrojnë 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Siti për shkak të një klauzole ka të drejtë ta riblejë për gjysmen e çmimit. Megjithatë, në kontratë nuk shkruet se ata qëndrojnë në vend të parë për të përfituar shërbimet e Angelino. Barcelona, Ajaks dhe Borusia Dortmud kanë shfaqur interes për talentin. Ai regjistron grumbullime edhe me kombëtaren U-21.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.