E shitën për shifrën qesharake, ja sa jep tani Liverpuli për yllin e Milanit

Liverpuli në vitin 2015 e shiti Suson te Milani për vetëm 1.3 milionë euro. Tani e dëshiron për 39 milionë. Trajneri i “The Reds” në atë kohë ishte Brendan Roxhers. Pavarësisht talentit të padiskutueshëm të spanjollit, ai nuk i besoi dhe zgjodhi ta transferojë në Milano. Suso kaloi gjashtë muaj i huazuar në Xhenoa dhe më pas shpërtheu në San Siro.
Ky vit ka qenë mjaft pozitiv për të. Ai regjistron 7 gola dhe 10 asiste në Serie A. Shpejtësi e rrufeshme, teknikë mbreselënëse dhe një goditje, që do e kishte zili çdo futbollist. Suso ndoshta nuk ja ka mbushur mendjen ish-trajnerit të Liverpulit, por ky i tanishmi, nuk mendon kështu.
Jyrgen Klop e dëshiron 25-vjeçarin përsëri në “Anfield” dhe është i gatshëm të derdhë 39 milionë euro për ta risjellë. Megjithatë mbetet një barrierë e madhe për t’u kaluar. Milani dhe lojtari nuk e kanë thënë akoma fjalën e tyre. Suson mund ta tundojë ideja e të luajturit në një klub që gëzon një formë të madhe. Përfaqësimi në Champions është një tjetër shtysë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *