“E shikon e gjithë bota”, presidenti i Barcelonës thumbon Realin: VAR? Favorizon një klub dhe dëmton gjithë të tjerët

Sistemi VAR nuk i ka shpëtuar polemikave pas ndërprerjes së futbollit. Reali i Madridit ka qenë në qendër të vëmdjes, duke u shënjestruar nga të tjerët, sidomos nga klubi i Barcelonës. Katalanasit janë të mendimit se arbitrat dhe teknologjia po i japin një dorë galaktikëve për t’i dërguar drejt titullit, ndërsa Pike ka qenë ndër të parët që ka ngritur zërin mbi këtë temë.

Ndëkohë së fundi është edhe vetë presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, i cili në një intervistë për “RAC1” ka thumbuar rivalët kryeqytetas. Sipas tij VAR-i që pas rikthimit ka favorizuar vetëm një klub dhe i ka dëmtuar të gjithë të tjerët, ndërsa thekson se fjalët e tij i thotë thjesht si një dëshirë për të përmirësuar teknologjinë dhe jo për kritikë.

“Jam pro përdorimit të VAR-it, por e kam thënë disa herë se aplikimi i tij aktualisht nuk është i saktë. Që kur kampionati ka rifilluar, ka vendime që favorizojnë një klub dhe dëmtojnë të gjithë të tjerët. E gjithë bota e futbollit e shikon këtë. Nuk është një kritikë, thjesht dua të përmirësoj VAR-in”, ka thënë Bartomeu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

“I am in favor of the VAR, but I have already said that the application of the VAR is not currently correct. Since the league has restarted, there are decisions that favor one club and harm everyone else. The ëhole ëorld of football sees it. It is not a criticism, I ëant to improve the VAR “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *