E rrëzoi Partizani? Flet Çinari: Nuk ka lidhje, Vllaznia ashtu e nisi dhe e përfundoi

Në prag të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit, i vetmi dyshim sa i përket sjelljes së tifozëve, ishte për një “hakmarrje” të shumëpërfolur edhe nga mediat. Kjo pasi të kuqtë do të kishin dorën e tyre në rënien e shkodranëve në Kategorinë e Parë me rezultatin e prodhuar ndaj Kamzës.

I pyetur te “Supersport” në lidhje me këtë çështje, sulmuesi që gjeti golin e dytë dhe i hapi rrugën triumfit në fitoren 1-3 të Partizanit ndaj Vllaznisë, Çinari që është edhe vetë shkodran do të shprehej: “Jo nuk ka lidhje. Nuk e mendoj kështu. Vllaznia ashtu e nisi dhe ashtu e përfundoj. Unë kisha shumë emocione. Jam i lumtur për golin, por jo që i shënova këtij ekipi. Më kanë ardhur edhe shumë mesazhe në telefon, por do i shoh të gjitha pas intervistës”, ka thënë Çinari. /Sport Ekspres/