E rrallë nga Argjentina, në sektorin e tifozëve miq gjendet një… granatë!

Një episod i rëndë ka ndodhur në futbollin argjentinas, por pa pasoja. Për pak orë do të niste ndeshja e kategorisë së tretë midis Ituzaingos dhe Deportivo Merlos, një klasike e kësaj kategorie në vendin latin.

Një kontroll i rastësishëm dhe një surprizë… shpërthyese. Siç citon “Infobae”, në tribunën e tifozëve miq është gjetur një mjet lufte, konkretisht një granatë!

Mund të ketë qenë aty prej shumë kohësh, ose ishte fshehur pak ditë më parë. Policia ka ndërhyrë direkt, duke zbuluar faktin që granata ishte gjetur dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Seksioni anti-eksploziv arriti të çaktivizonte shpejt granatën dhe, pavarësisht panikut të krijuar, situata iu rikthye normalitetit.

Granata e gjetur në stadiumin “Carlos Alberto Sacaan”

Isha në stadium kur u gjet mjeti luftues. Granata ishte groposur dhe dukej si një enë plastike dhe jo si një granatë. Nuk ndodhi asgjë e rëndë, operacioni i çaktivizimit të saj dhe sigurimi i zonës përreth u krye pa asnjë problem”, tregon Hernando Politano, presidenti i Ituzaingos.

Ndeshje nisi dhe mbaroi ashtu siç nisi. Asnjë gol dhe pak emocione. Me siguri që ngjarja e ndodhur pati ndikimin e vet të lojtarët e të dyja skuadrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *