E rrallë në Itali, veterani i portës i pret 3 penallti… të njëjtit lojtar!

Portierët mund të luajnë më gjatë sesa lojtarët e tjerë, pasi roli i tyre nuk u mundëson një konsumim fizik. Reflekset bien me kalimin e moshës, por rritet eksperienca dhe siguria. Sidomos në rastin e penalltive, pavarësisht dozës së fatit që të nevojitet në goditjet nga pika e 11-të metrave.

Kristian Di Marko është 43 vjeç, vazhdon luan futboll si portier dhe aktivizohet me ekipin e San Krispino në divizionet e ulëta të kampionatit italian. Gjatë ditës së shtunë, ekipi i tij përballej me Akuilan dhe Di Marko ka pritur 3 penallti. Ndeshja u fitua nga San Krispino me rezultatin 3-1, ndërsa veterani i portës i priti tre penallti të njëjti lojtar të ekipit kundërshtar.

Përpara tij ia kanë dalë dhe Kemi Bell (Dandi Junajtid), Sergio Herrera (Osasuna), Alban Hoxha (Partizani) dhe Vujadinoviç (Laçi). Dy të fundit pritën nga tre penallti në kualifikimet kundër Ferencvaroshit (2016) në Champions dhe Rudar Velenjës (2014) në Europa League.

Të parën e prita kur ndeshja ishte 0-0. E kuptova se ku do e gjuante, u hodha në krahun tim të djathtë dhe e prita. E dyta ishte kur ishim në avantazh 1-0. E ndjeva se ai do të ndërronte krah, u hodha në krahun tim të majtë dhe ia dola sërish. Penalltia e tretë erdhi kur ishim në avantazh 3-0. Bëra sikur do të hidhesha në krahun e majtë, por në fund u hodha në të djathtin dhe ia dola ta pres dhe penalltinë e tretë.”

Unë psikolog? Jo, kuptohet se nga cili krah do e gjuajë penalltinë dikush, vetëm nga hovi dhe vrapi që bën para goditjes. Pastaj varet dhe nga disa detaje të tjera: nëse përpara teje ndodhet një mbrojtës me këpucë ndoshta të vjetra, duhet të presësh një goditje të fortë qendrore, por nëse penalltinë do ta gjuajë ndonjë djalë i ri me këpucë mode, ai do të tentojë të rregullojë topin përpara se të godasë”, tregon Kristian Di Marko, i cili ka përjetuar një fundjavë fantastike, duke u kthyer në heroin e ekipit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *