E rrallë/ Levante me “dhimbje koke”, votimet në Spanjë e lënë pa portier në La Liga

Një lajm i pazakontë vjen nga Spanja, ku ekipi i Levantes duhet të përballet me një situatë të vështirë që mund t’i kushtojë ndeshjen e radhës kundër Bilbaos. Trajneri i klubit spanjoll do të ketë nën urdhërat e tij një skuadër pa portirë dhe arsyeja është e lidhur me votimet në Spanjë, të cilat do të zhvillohet gjatë fundjavës.

Ajo çka e lidh portierin e parë të Levantes me votimet është pikërisht fakti se Aitor Fernandez do të jetë në krye të detyrës për të kryer numërimin e votive në një qendër votimi. E si të mos mjaftonte kjo, klubi spanjoll ka të dëmtuar edhe portierin e dytë Olazabal.

E gjithë kjo situatë e ka bërë trajnerin Lopez me “dhimbje koke” dhe tani e vetmja zgjedhje për të është portieri i tretë i skuadrës, që ende nuk e ka bërë një debutim me Levanten, ndërsa më parë është aktivizuar vetëm 7 herë në radhët e ekpit të dytë të Leganes që luan në Ligën e Dytë spanjolle. Por kjo mundësi duket se nuk pëlqehet shumë nga Lopez, që e kërkon portierin Lopez nën dispozicionin e tij për ndeshjen e radhës dhe avokatët e skuadrës janë duke bërë ç’mos për të siguruar një gjë të tillë./Sport Ekspres/