E rrallë/ Do t’i çojë të gjithë në gjyq, te Napoli lojtarët i japin para presidentit De Laurentis

Napoli duket se kurrë nuk do të gjejë qetësi për marrëdhënien president-lojtarë. Gjithçka nisi me pabindjen e këtyre të fundit, kur De Laurentis u kërkoj një mbledhje që të diskutonin krizën, por të gjithë u larguan në shtëpi.

E teksa kjo situatë po lihej pas krahëve, është mesfushori Elif Elmas që rihap gjithçka. Ky i fundit në konferencën e Maqedonisë së Veriut ka thyer rregullat dhe ka folur më tepër seç duhet për Napolin gjatë periudhës së Kombëtareve.

Paga e këtij lojtari do të ulet ndjeshëm, ndërsa sipas asaj që raporton Sky Sport, De Laurentis do t’i ndëshkojë pjesën më të madhe të lojtarëve për mosbindje. Ata do të privohen nga rreth 25% e rrogës së tyre. Nëse më parë ishte presidenti që u jepte para aktorëve kryesorë në fushë, tani pritet që deri në 8 milionë euro do të grumbullojë presidenti pikërisht nga sjellja e gabuar e lojtarëve të tij. Ata do të dërgohen në gjyq për prishje të imazhit dhe kundërshtinë që i bën De Laurentis./Sport Ekspres/