E rrallë/ Anullohet një miqësore në Suedi! Ishte e vetmja, i shkruanin nga gjithë bota për ta trukuar

Ditë pushimi këto në “luftë” dhe jeta normale ka ndalur menjëherë, me njerëzit e thjeshtë, por edhe kriminelët dhe hajdutët që nuk bëjnë më jehonën e tyre të zakonshme të vrasjeve dhe grabitjeve. Por edhe mafia e futbollit ka ndalur, pasi ka vërtet shumë pak ndeshje për të ndërhyrë dhe për t’i trukuar.

Puna ka mbërritur deri aty aqsa një ndeshje e lindur si ide për t’u luajtur në Suedi, mes ekipeve të kategorisë së shtatë dhe të tretë, Eskilstuna-Nashulta të anullohej. Në këtë vend lejohen ende organizimet me më pak se 50 persona dhe të dyja skuadrat e kanë parë si një mundësi të mirë për të bërë edhe nxehmjen e tyre.

Por “The Guardian” zbulon se mesazhe të pafundme kanë mbërritur te stafet e klubeve dhe vetë lojtarët, nga e gjitha bota, duke i kërkuar që të fiksonin dhe trukonin rezultatin pasi u hap që të luhej në kompaninë e basteve. Vërtet një situatë e pazakontë kjo që i ka detyruar klubet ta anullojnë dhe të mos vazhdojnë që të marrin kërcënime, në një kohë që shiheshin si një rreze drite nga njerëzit e tjerë që ndërhyjnë ne rezultate, por në këto kohë nuk kanë aspak mundësi për ta bërë një gjë të tillë. /Sport Ekspres/