E rëndë/ Portieri i dytë i Partizani bie nga kati i gjashtë, shtrohet në Spitalin e Traumës

Një ngjarje e rëndë vjen nga Partizani, atje ku portieri i dytë i këtij ekipi, Aldo Teqja është shtruar në Spitalin e Traumës. Sipas asaj që raporton “Procesi Sportiv”, Teqja ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit.

Menjëherë është shtruar me urgjencë, ndërsa sipas të dhënave të para, është jashtë rrezikut për jetën. Momente të vështira këto në kampin e të kuqëve, ndërsa ende nuk është zbardhur saktësisht ngjarja e rëndë. /Sport Ekspres/