E quan talentin e ditës, media e njohur italiane i thur elozhe Brojës: Lampard ka zbuluar një xhevahir të ri

Armando Broja është një nga ata talente ku janë kthyer të gjithë sytë e shqiptarëve, pasi me cilësit e treguara deri më tani premton vërtetë shumë për të ardhmen. Edhe pse vetëm 18 vjeç, sulmuesi shqiptar ka arritur të bëjë edhe debutimin e tij me fanellën e Chelsea-t. Me ekipet zinxhir të bluve të Londrës ka qenë i papërmbajtshëm në zonën kundërshtare duke shënuar sa herë i jepej mundësia dhe shifrat pozitive dhe paraqitjet që flisin për të të i siguruan edhe ftesën e Lampard në ekipin e parë.

Ndërkohë, tashmë talenti i tij ka rënë edhe në sytë e medias së njohur italiane “Tuttomercatoweb”, e cila e cilëson Brojën si talentin e ditës. Sipas tyre, Lampard ka zbuluar një xhevahir të ri. Presingu i vazhdueshëm dhe nuhatja e pagabueshme për gol janë dy karakteristikat që “Tuttomercatoweb” i vesh talentit kuqezi, të cilat e bëjnë atë një “9” moderne, megjithëse përshtatet mjaft mirë edhe në krah. Nëse do të kishte një tjetër sulmues të cilit Broja i ngjason, atëherë media e njohur italiane zgjedh Fernando Torresin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *