E quajnë vrasës, Manaj: Shumë kërcenime ndaj meje, ishte e pavullnetshme!

0

Rei Manaj ka folur pas sfidës së sotme që ekipi i tij Albasete zhvilloi në fushën e Majorkës. Lojtari jonë i kombëtares nuk pati një ndeshje të lehtë teksa e vetmja gjë pozitive ishte fitorja e Albasetes dhe goli i shënuar nga Manaj në një sfidë që përfundoi 2-3 në favor të ekipit të Manaj.

Ajo që ra në sy ishte incidenti i ndodhur ndërmjet Manajt dhe lojtarit të Majorkës, Xisco. Lojtari i Majorkës pësoi një dëmtim në kokë dhe u transportua me urgjencë në spital. Tifozët e Majorkës reaguan mjaft ashpër ndaj sulmuesit tonë teksa dhe mori shumë vërshëllima dhe thirrje në kor “asesino”, që në shqip përkthehet vrasës. Për këtë ngjarje të rëndë ka folur pikërisht Manaj, i cili ka dhënë një deklaratë në fund të takimit.

“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi me Xiscon dhe shpresoj që ai të jetë mirë. Çdo gjë ishte e pavullnetshme, pasi unë u nisa për të kapur topin. Ishte shumë e vështirë ajo që ndodhi. Kam marrë shumë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale si dhe në fushë. Dhe një herë më vjen keq për atë çfarë ndodhi.”

Gjithashtu Manaj foli shkurtimisht dhe për golin e shënuar. “Zozulia është një lojtar me të vërtetë fantastik, më dha një top shumë të mirë tek goli dhe jam shumë i lumtur, si për golin ashtu dhe për fitoren. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të qëndrojmë më këmbë në tokë”, ka përfunduar sulmuesi i kombëtares sonë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.