E pyesin për suksesin me Shqipërinë, De Biazi: Nuk ishte mit, por hakmarrja ime ndaj futbollit italian

De Biazi do të arrinte kulmin në karrierën e tij pas atij kualfikimi në Europianin e Francës me Shqipërinë. Që nga ajo kohë ka pasur një moment aspak të mirë për trajnerin italian, që nuk po e arrin dot shkëlqimin e dikurshëm.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat fqinje, De Biazi pyetet sërish në lidhje me suksesin te Shqipëria.Por ndërkohët trajneri e përsërit edhe njëherë tjetër se ishte një hakmarrje për mënyrën sesi e shkarkuan nga ekipi i mëparshëm që ka drejtuar në Itali, padrejtësisht, për t’i treguar sesa vlen.

“Mirë, atëherë unë doja që ta lija termin mit veçantë. Kjo ishte hakmarrja ime personale ndaj futbollit italian. Në mendimin tim, futbolli po bëhet në një mënyrë disi më ndryshe dhe të kesh të drejtat e tua për të zgjedhur lojtarët më të mirë, të kesh mundësinë që të bësh një grup që të funksionojë si një kokë dhe në të njëjtën mënyrë të rritësh kualitetet e lojtarëve, unë mendoj se ishte një punë e rëndësishme.

Dy vitet e para më duheshin që të kuptoja mentalitetin e futbollit të Ballkanit dhe më pas të fusja edhe idetë e mia që kam marrë përgjatë gjithë kësaj kohe. Mendoj se në fund kemi arritur të bëjmë diçka të rëndësishme dhe të shumëpritur”, tha De Biazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *