E pyesin për Sane, Guardiola zbulon gabimisht të ardhmen e një tjetër lojtari!

0

Mançester Siti po negocion me Leroi Sane për rinovim. Kontrata e gjermanit me “qytetarët” përfundon në vitin 2021, por drejtuesit e klubit anglez dëshirojnë të zgjasin bashkëpunimin me lojtarin ofensiv.

Rreth kësaj çështje ka folur Pep Guardiola. Trajneri spanjoll ka gabuar me krahasimin e bërë në përgjigje e tij, duke zbuluar një detaj për një tjetër lojtar.

Negociatat me klubin për rinovimin e kontratës nuk ndikojnë tek aktivizimi i tij. Po të ishte ashtu, i bie që Gyndogan të mos luajë fare, sepse ka edhe një vit kontratë dhe nuk pranon të rinovojë”, sqaron trajneri, duke zbuluar kështu situatën e gjermanit tjetër.”

Kontrata e Gyndogan me Sitin përfundon në fundin e sezonit të ardhshëm. Ka ende kohë për të gjetur akordin me 28-vjeçarin, por nëse palët nuk arrijnë marrëveshje, kampionët në fuqi të Anglisë do të detyrohen ta shesin atë, për të mos e humbur me parametra zero.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.