E puthi dy herë pas ndeshjeve, ylli i City-t i propozon gazetares në stadium: Ishte PO-ja më e rëndësishme

Një rast disi i veçantë vjen nga ylli i Manchester City-t, Oleksandr Zinchenko. Ky i fundit përfaqëson Ukrainën, me të cilën ka siguruar edhe Euro 2020.

Sa shumë lumturi për këtë futbollist, ndërsa dyert duket se i janë hapur për të gjitha të mirat. Futbolli po i jep kaq shumë, madje edhe dashurinë e jetës. Zinchenko i ka propozuar për martesë edhe një gazetareje ukrainase, në stadiumin e Kievit.

“Kjo ishte PO-ja më e rëndësishme e jetës”, ka shkruar Zinchenko së fundmi. Por si lindi kjo histori dashurie? Të paktën në vëzhgimin e publikut, dy puthje kanë ndodhur në transmetimin direkt. Zëra të ndryshëm shprehen se gjithçka nisi nga spontaniteti, kur pas fitores me rezultatin 5-0 të Ukrainës ndaj Serbisë, Zinchenko ka puthur gazetaren në fjalë që ishte në detyrë. E njëjta situatë u përsërit edhe së fundmi ndaj Portugalisë, por këtë herë, marrëdhënia kishte përparuar së tepërmi. /Sport Ekspres/