E pushuan se fitoi 27-0, prindërit e lojtarëve kundër presidentit: Vendim i pamatur

Massimiliano Riccini do të mbahet mend si një rast unik në llojn e vet, teksa humbi punën e tij si trajner i të rinjve te Invictasauro vetëm për faktin se ekipi i tij fitoi me shifrat e thella 27-0 ndaj kundërshtarëve. Presidenti i klubit e gjykoi rezultatin si një mungesë respekti për kundërshtarët, të cilëve nuk ngurrroi t’i kërkonte falje publike.

Por a ishte I drejtë një vendim i tillë? Riccini do e jepte përgjigjen e tij fare qartë me anë të një letre drejtuar klubit, që tani është bërë e njohur gjerësisht. Kjo situatë ka bërë që trajneri italian të gëzojë kështu një mbështetje të madhe dhe kjo nga vetë prindërit e futbollistëve të vegjël, qoftë këta të skuadrës nga Grosseto, apo të ekipit kundërshtar. Prindërit e lojtarëve nga të dyja skuadrat bien të gjithë në një mendje: “Vendimi i presidentit Brogelli ishte i padrejtë dhe i patur, pasi nuk kishte arsye pse të merrej”. Ky solidaritet i treguar karshi Riccini-t, ndoshta mund të sjellë një zmbrapsje të presidetntit të klubit italian sa i përket largimit nga posti të trajnerit të ekipit të të rinjve./Sport Ekspres/