E priti pafundësisht Zvicrën, Hadërgjonaj e tepron: Për Kosovën luaj edhe si portier!

Hadërgjonaj është shprehur së fundmi se për Kosovën mund të luajë kudo, madje edhe si portier. Një deklaratë paksa e tepruar kjo nisur nga e shkuara që e ka shoqëruar lojtarin. Mbrojtësi që tashmë luan për dardanët, do të priste për një kohë shumë të gjatë një ftesë nga Zvicra, duke e bërë të qartë dëshirën e tij.

”Nuk ka vend për zgjedhje tjetër, Zvicra më formoi si lojtar”, do i përgjigjej Hadërgjonaj pyetjes se cilin shtet do të përfaqësonte. Por një ftesë e helvetëve asnjëherë nuk mbërriti për shqiptarin, as në rastin e Botërorit të Rusisë e as më mbrapa. Pritja mesa duket nuk vlejti dhe mbrojtësi i Huddersfield vendosi përfundimisht për të shkuar te Kosova, ku kishte shumë herë më tepër hapësira.

Sigurisht që ky vendim është i duhuri për të përfaqësuar trevën shqiptare, por deklarata e fundit e dashurisë së madhe për Kosovën, ndërsa deri para pak muajsh priste pafundësisht Zvicrën, është e tepërt. “I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier. Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja”, shkruan Hadërgjonaj në “Facebook”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *