E prisnin në Premier Ligë, ish-drejtori i Romës rikthehet në “shtëpi”

0

Sezoni i Romës deri më tani ka qenë për t’u harruar, pasi me Eusebio Di Françeskon në krye të pankinës, ekipi kryeqytetas doli jashtë çdo objektivi. Si pasojë, tekniku u shkarkuar nga bordi drejtues dhe u zëvendësua me Ranierin. Di Françesko nuk ishte i vetmi që u largua, pasi pas tij dha dorëheqjen edhe drejtori Monçi.

Spanjolli pritej t’i bashkohej trajnerit Unai Emeri te Arsenali, pasi kishin punuar së bashku për disa vite te Sevilja, ku ishin shumë të suksesshëm. Por Monçi e ka refuzuar ofertën e “Topçinjve” për t’u rikthyer te Sevilja në La Liga. Skuadra andaluziane po bën një sezon jo shumë të mirë dhe eliminimi nga “Europa League” mbrëmjen e së enjtes ka bërë që drejtuesit e klubit spanjoll të nisin ndryshimet, me ardhjen e Monçit si ndryshimi kryesor në staf.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.