E presin në Itali, Reja kthehet në Shqipëri dhe sqaron përfundimisht për Kombëtaren

Reja do të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë dhe projekti i ri do të vazhdojë për 4 vitet e ardhshme. Por në media është përfolur në kohët e fundit dhe për një largim të këtij trajneri drejt Napolit, ndërsa po përflitet largimi i Ancelotit.

Faktikisht Reja do të jetë në stadiumin e Napolit, por vetëm për të nderuar Hamshik dhe pa asnjë qëllim tjetër. E teksa të gjithë e presin në Itali në mesjavë, tekniku në fjalë kthehet në Shqipëri për t’u takuar me trajnerët e ekipeve zinxhire. Para këtij takimi është sqaruar përfundimisht edhe çështja e Kombëtares:

“Sigurisht që takimi ynë do të jetë për rinovimin, por nuk kemi nevojë për letra, pasi akordi është gjetur me kohë. Tashmë jemi mbledhur dhe do të diskutojmë me presidentin Duka për ecurinë e punës sonë. Gjithashtu kam darkuar me të dhe pëlqen që t’i bëj gjërat sa më mirë”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/