E plotë/ Reja flet për listën e Kombëtares: Kemi pritshmëri të mëdha te Kamberi

0

Shqipëria do të përballet në muajin nëntor kundër Andorrës dhe Francës në takimet e fundit kualifikuese të Europianit. Ndërkohë vetëm pak minuta më parë është publikuar edhe lista e kuqezinjëve, atje ku vihet re përfshirja e Florian Kamberit për herë të parë.

Trajneri Reja ka dalë në një konferencë për mediat për të shpjeguar më tepër rreth listës dhe lojtarëve të grumbulluar. Kështu edhe folur edhe për pritshmëritë e larta mbi Florian Kamberin.

Për Cikalleshin ne na vjen keq, por kemi një kontigjent të përshtatshëm dhe kemi zgjedhje alternative. Kemi pritshmëri të larta për ta vëzhguar nga afër Florian Kamberin. Gjithashtu është bërë një rritje me rëndësi sa i përket lojës. Dua që të luajmë gjithmonë në të njëjtën mënyrë, me maksimumin tonë. Ndeshja e radhës do të jetë me Andorën dhe ka një nënvlerësim nga media. Pasi me Francën vëmendja është e madhe nisur kjo nga vetë kundërshtari, por edhe nga stadiumi i ri. Objektivi ynë i parë është që të arrijmë maksimumin në këto ndeshje.

Pak nga pak kemi nisur të fusim lojtarë të rinjë dhe na duhen gjithashtu edhe rezultatet, ky është procesi. Pra duhet të fusim pak lojtarë të rinjë dhe pse e kuptoi politikën e FSHF-së për të ardhmen. Kërkohet edhe siguri për marrjen e rezultateve nga ana tjetër.

Panuçi dhe De Biazi duhet të jenë pak xhelozë për mua që do të jem për herë të parë në “Arenën Kombëtare” dhe ndihem i emocionuar, i privilegjuar. Do të jetë e madhe që lojtarët të luajnë në “Arenën Kombëtare”. Është një stadium i vërtetë në Europë. Kam ftuar edhe vajzën me gruan.

Çështja e Kamberit është dokumentacioni për të qenë gati në këto ndeshje. Shpresojmë të marrim një përgjigje pozitive që të jetë gati për një prej këtyre takimeve. Kemi marrë Uzunin që nuk ishte në herën e fundit për shkak se i besova edhe lojtarëve të rinjë, apo Seferin që për arsye teknike nuk arriti të bëri debutimin. Gjithashtu ka vend edhe për rikthime të tjera si Taulant Xhaka që do t’i shohim me kujdes gjatë punës sonë.

Së bashku me FSHF-në kemi të njëjtin projekt për të ardhmen. Me Turqinë ju e patë që ishim shumë pranë fitores dhe situata do të ishte e hapur. Na duhej atje një mrekulli dhe nuk ndodhi. Unë kam një apel për tifozët shqiptarë që të na mbështesin ndaj Andorrën. Kam dëgjuar që nuk ka shumë interes dhe pa tifozë nuk ka futboll. Mua nuk më pëlqen një skuadër eksperimentale dhe nuk dua që të bëj eksperimente me formacionin. Andorra luan me një modul 4-4-2 dhe e kemi parë kundër Moldavisë dhe Turqisë. Ata janë mbrojtur shumë mirë dhe do të presim momentin e duhur për ta goditur. Kështu kërkohet të ketë durim nga ana jonë dhe mos të rrezikojmë shumë me kundërsulmet”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.