E plotë/ Reja flet para Francës: Dua 11 luanë në fushë, Shqipëria po ndryshon me mua

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e nesërme përballë Francës, e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë do të luajnë në një transfertë të vështirë, për të mbajtur ende gjallë shpresat e kualifikimit.

Trajneri i Shqipërisë, Reja, është shprehur se kuqezinjtë nuk do të qëndrojnë vetëm në mbrojtje gjatë mbrëmjes së nesërme, por do të provojnë edhe kundërsulmet.

“Do të kërkojmë më së miri hapësirat nëse Franca do të na japi mundësinë. Deshampi është një mik dhe trajner i madh. Nuk do të rrezikoj ai për mendimin tim, nuk do i hedh të gjithë në sulm. Do të kërkoj ekulibrin taktik, për të shfrytëzuar hapësirat me kundërsulmin e shpejt. Do na duhet shumë shpejtësi dhe agresivitet në markim. Aty spikat Grizman, që shfrytëzon të gjitha hapësirat që të krijon situata të rrezikshme, thuajse nga asgjë. Hysaj është lojtari me eksperiencën e madhe europiani, por nuk mjafton i vetëm.

Nuk më pëlqen skuadra që mbyllet mbrapa, dua shumë presion nga ana e tyre. Franca do të tentojë që ta mbyll ndeshjen, por ne do të mundohemi me kundërsulmet tona. Dua 11 luanë në fushë, jo vetëm Hysajn. Deshampi ka parë ndryshimet e Shqipërisë në drejtimin tim? Lajm i keq, pasi sa më pak të di kundërshtari, aq më mirë për ne. Më vjen mirë që Deshampi ka konsideratë dhe respekt për ne.

Në drejtimin tim ka një organizim më të mirë dhe ka ndryshuar. Ndaj Islandës luajtëm futboll të mirë, ndërsa më pas fituam. E njohim Francën dhe lojtarët e saj në goditjet standarde. Por edhe ne kemi lojtarë shtatlartë që do të provojnë të vënë në vështirësi me muskuj dhe centimetrat. Është mundësia jonë e vetme”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *