E plotë/ Duka flet hapur dhe kritika qeverisë: Zero investime nga shteti, unë do t’i lija biletat falas

Stadiumi “Arena Kombëtare” ka mbyllur edhe ndeshjen e parë dhe atë testuese mes ekipitë të femrave, Vllaznia-Apollonia. Në syrin e qindra tifozëve dhe delegatëve të UEFA, Arena Kombëtare duket se e ka notën pozitive për të pritur kampionen e Europës. I kënaqur me kushtet e stadiumit ka qenë edhe presidenti Armand Duka i cili tregon për “Super Sport” të gjithë mundin që u bë deri në arritjen e ndërtimit të një impianti kaq modern. Pa përmendur, mes shumë debateve të nxitura, ka qenë edhe emri i stadiumit që iu shit ose pritet ti shtitet në kompanie private. Duka gjatë intervistës ka replikuar edhe ndaj zëvendëskryeministrit Erion Braçe duke i kërkuar këtij të fundit të investon ai për mirëmbajtjen e stadiumit. Kosto të cilat Federata i ka shprehur edhe më herët të cilat i nevojiten një impianti të tillë sportiv.

“E ndoqa nga fillimi ndeshjen mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë. Pashë futboll të bukur, por isha i fokusuar edhe tek pjesa teknike e stadiumit. Ekipeve të femrave do t’ju jepet prioritet. Një stadium i ri? Ka qenë e vështirë dhe mendoja se ishte e pamundur, por ja ku jemi. Kam kontaktuar edhe më përpara kompani për të kontribuar në ndërtimin e një stadiumi, por nuk ka pasur zgjidhje. Deri në këto momente kur kemi marrë zgjidhjen më optimale. Kemi pasur shumë kërkesa nga shqiptarët për ta ndjekur ndeshjen me Francën. Pavarsisht se shumë kush mendonte që nuk do ta arrinim, ne që jemi “made in Albania” kemi menduar kështu. Nëse nuk përcakton datë inagurimi nuk mund të arrish qëllimin.

Këtu punohet, vazhdon të punohet. Sa i përket sinjalistikës dhe atyre gjërave që mund të riparohen për të qenë në perfeksiohen. Ai krahasimin me dasmën që bëra ishte një traditë shqiptare, jo batutë. Këto gjërat që do të bëhet apo jo ndeshja me Francën në “Arenën Kombëtare”, unë i kam dhënë përgjigjen. Në datën 17 nëntor do të jemi të gjithë këtu. Gjithë komuniteti i futbollit do ta shijojë nga këtu përballjen. Shpresoj që ta shijojmë edhe me një fitore. Brenda 2022 do të bëhet një finale e kompeticionit Europian. Sa i përket emrit të stadiumit, nëse do të flisja me mendimin e karriges, do të mendoja ndryshe. Në pozicionin që jam mund të them se komercializimi ishte zgjedhja më e mirë.

Nuk dua të bëj debat për emrin e stadiumit që mund të ishte “Qemal Stafa”, apo të ishte një prej lojtarëve të mëdhenj që ne kemi. Ky është një investim i FSHF-së me një donacion nga UEFA. Qeveria shqiptare na ka mbajtur padrejtësisht edhe TVSH-në, që duhet të na kthehet. Pjesa e komercializimit të emrit nuk u shpik nga ne, por bëhet në gjithë Europën. Stadiumi është edhe më i vështirë të mirëmbahet, pasi kemi nevojë për pjesën financiare. Nuk kam replikë me Erjon Braçen, por nëse ka kritika, atëherë t’i japë ai lekët dhe ia vendosim ne emrin e tij stadiumit. Ka shumë vështirësi në mirëmbajtjen e stadiumit dhe do të mundohemi që ky stadium të përdoret nga klubet shqiptare dhe të mos përdoret vetëm si një monument për t’u përdorur nga Kombëtarja. Ne do mundohemi të mbajmë për ekipet e kryeqytetit shifrat e ish-Qemal Stafës. Me zgjidhje më të mirë se Arena Kombëtare, është e vështirë të ketë.

Ka rrallë stadiume në Europë që të jenë mbyllur nga sipër dhe nga pjesa anësore. Ky është një stadium i mbyllur në 100% dhe është i pakrahasueshëm me rajonin, por i krahasueshëm me nivelin e lartë në Europë. Shqipëria është renditur gjithmonë në mesin e renditjes për futbollin në Europë dhe ne kërkojmë më shumë. Ne kemi kërkuar dhe kemi marrë mbështetjen e duhur me fonde që të krijojmë 100 fusha sportive në tre vitet e ardhshme.

Le të shohim pak vendet në Europë. Kemi shtetin në Çeki që ka investuar 20 milionë euro në futbollin e fëmijëve. Ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk investon shteti asnjë lekë, zero. Jemi më poshtë se Kosova se Maqedonia, jemi të fundit në Europë për mbështetjen nga qeveria. Madje nuk flitet për diferenca të pakta, por jemi 5 herë më keq se vendi i parafundit.

Vetëm një politikë shtetërore mund ta zhvillojë sportin në Shqipëri. Kjo është një e drejtë për vendin. Duhet të ketë një paketë ligjore që e nxit sportin. Ka 17 vite apo 20 vite që ka zero investim nga shteti për sportin. Ka pasur vetëm disa bashkëpunime spontante për ndërtimin e disa stadiumeve me qeveria. Sigurisht që kryeministri Rama është treguar dashamirës. Por ka të tjerë që bëjnë sikur kanë ndihmuar dhe kanë marrë 4 milionë taksa këtu. Unë nuk di raste të tjera kur Federata e ndërton stadiumin dhe e mirëmban atë si FSHF. Nuk ka të krahasuar. Stadiumi në Rumani është ndërtuar me 100% me buxhetin e shtetit. Në Maqedoni është investuar 120 milionë dhe mirëmbahet nga shteti.

Madje edhe po ia vendosën emrin e kryeministrit atje, e ka të drejtën. Deri tani janë shitur 20.000 bileta me Francën dhe 2000 me Andorrën. Këto biletat me detyrim janë përrallat e mediave. Pse nuk kanë kaluar këta 20.000 persona edhe te Andorra? Çmimet e biletave janë të ulëta në Shqipëri duke parë kushtet tona. Nëse do isha unë gazetar dhe në vendin tuaj, do thoja që tifozët të futeshin falas në stadium. Në Kroaci ka tre kategori të futbollit dhe me çmime të ndryshme. Nga 5 euro në 500 euro dhe nuk mund të flasim për mesatare këtu. FSHF shpenzon 100 mijë euro për një grumbullim të Kombëtares. Nëse dikush do të na ndihmonte me investimet dhe fondet, do uleshin edhe këto çmime. Unë e di që kjo i kushton tifozëve, por këto janë kushtet tona dhe ta marrin si një mbështetje të futbollit në Shqipëri. Sa i përket ligjit të sportit kam dëgjuar që po projektohet një draft që nuk ka shumë lidhje me atë që ne kërkuam. Shpresoj të mos jetë e vërtetë”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *