E parafundit e Superiores, një protestë e mban peng

0

Kanë mbetur edhe dy javë kampionat në Kategorinë Superiore dhe ndeshjet e ardhshme janë me të vërtetë interesante, sigurisht për Europën dhe mbijetesën. Të gjitha takimet pritet të zhvillohen sërish në një ditë.

Momentalisht është programuar gjithçka për të shtunën, prej orës 16:30. Gjithsesi ende nuk është zyrtare, për shkak se në të njëjtën ditë do të ketë sërish protesta nga opozita dhe takimet e javës së 35-të mund të shtyhen për të dielën.

Për të mbetur te ndeshjet, ka disa finale. Laçi e Teuta duan Europën dhe do kërkojnë të mposhtin Tiranën e Kastriotin, skuadra që synojnë të mbeten në elitën e futbollit shqiptar. Kukësi, pas dy humbjeve të fundit rrezikon edhe vendin e dytë, ndaj duhet të marrë rezultat pozitiv me Partizanin kampion.

Luan edhe Skënderbeu, që mbyll kampionatin në shtëpi me Luftëtarin dhe pret tre pikët në tavolinë javën e fundit. Korçarët mbeten në lojë për vendin e tretë, ashtu sikurse edhe Flamurtari. Vlonjatët marrin tre pikët me Kamzën këtë javë dhe e mbyllin sezonin në transfertë me Tiranën.

Kategoria Superiore – Java 35
E shtunë, më 25 maj, ora 16:30

Laçi-Tirana
Partizani-Kukësi
Kastrioti-Teuta
Skënderbeu-Luftëtari

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.