E papritur nga Spanja/ Chelsea me 120 milionë euro për Ronaldon, dëshiron të rikthejë yllin portugez në Premier League

E papritura vjen nga Spanja. Sipas “Don Balon“ dhe asaj që bën të ditur Manolete, gazetari i prestigjozes “AS”, Chelsea është gati bëjë goditjen më të madhe në merkato. Blutë e Londrës duan të sjellin përsëri në Premier League Cristiano Ronaldo-n dhe për të arritur këtu kanë gati 120 milionë euro për të joshur Juventusin. Edhe pse në moshën 35-vjeçare, ylli portugez duket mjaft në formë fizikisht dhe e ka treguar në fushë se ende mbetet një nga më të mirët në qarkullim.

Një blerje e tillë do të ishte zgjidhja e problemeve të Lampard, i cili duket se kërkon të bëjë ndryshime në repartin e sulmit. Një lojtar si Ronaldo do të sillte më tepër cilësi, por më e rëndësishmja më tepër eksperiencë në radhët e Chelsea-t, që këtë sezon është mbështetur vetëm te të rinjtë. Megjithatë sado të talentuar jenë, trofetë kërkojnë përvojë për t’u fituar. Vera duekt se do të ketë të reja në lidhje me të ardhmen e Ronaldos, teksa shifra e ofruar mund të mund të bindë Agnelli-n të japë miratimin për këtë transferim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *