E PAPRECEDENTË | PSG dhe Napoli tallen në “twitter”!

PSG dhe Napoli do të ndeshen pas pak ditësh në Champions League, por nëse në fushë pritet një takim shumë i rivalizuar, i cili mund të vendosë shumë për fatin e skuadra që do të avancojnë më tej, e kanë marrë me shumë sportivitet administruesit e faqeve zyrtare në “twitter” të të dyja ekipeve.

PSG ka nxjerrë një postim ku i uron mirëseardhjen Napolit. Italianët kanë reaguar në komentin e mëposhtëm, duke shkruar: Ne do të jemi aty”.

Kaq ka mjaftuar që më pas të nisin shakatë në komente. Francezët kanë postuar një foto të Kavanit, i cili përshëndeste me dorë me mbishkrimin “Mirëmëngjesi”, ndërsa napolitanët u përgjigjën me një foto ku është trajneri Ançeloti, i cili po pi kafe.

Nuk mbaron këtu, pasi sërish kampionët e Francës kundërpërgjigjet me një foto të tekniku Tomas Tuhel, me diçiturën: Përshëndetje mister, një kafe dhe për mua të lutem”. Për mbyllje Napoli replikën me Hamshik: “Do shihemi së shpejti për kafe”.

Një situatë e pazakontë me klubet që bëjnë shaka pa fund në “twitter”. Urojmë që të mos jenë kaq miqësor në ndeshje të paktën, sepse duket se po e presin shumë qetë ndeshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *