E pakuptueshmja vjen nga Franca/ Nuk ka futboll deri në shtator, qeveria hap stadiumet me tifozë në korrik

E pakuptueshme duket ajo që po ndodh me futbolli në Francë. Shteti trikolor ishte i pari dhe i vetmi në 5 ligat kryesore të Europës që mori vendimin ekstrem për të pezulluar përfundimisht kampionatet si shkak i pandemisë Covid-19. Një vendim ky që hapi shumë polemika, ndërsa presidenti i Lionit ngulmoi vazhdimisht për reflektim nga ana e institucioneve përkatëse, por në Francë nuk ishin aspak të lëkundur për zgjedhjen e bërë.

E si për çudi, në momentin kur futbolli është i ndalur deri në 1 shtator, qeveria francize bën me dije se nga 11 korriku mund të hapen stadiumet, madje me tifozë. Mund të lejohen deri në 5000 mbështetës në shkallët e stadiumeve, megjithëse ndeshjet nuk lejohet të luhen. Një situatë aspak e qartë kjo që po kalon futbolli në Francë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *