E padrejtë! Gafa e Strakoshës dhe Manaj që fal pafund, Shqipëria “ndezi” me Turqinë

Përmbledhja e ndeshjes, Turqi-Shqipëri 1-0

90’+4′ Mbyllet takimi.

90′ Kjo nuk duhej. Ndëshkohemi në momentin më të mirë nga Tosun. Strakosha bën një dalje të gabuar dhe e pësojmë nga kjo gafë. Përplas Ismajlin dhe topi shkon në rrjetën e boshatisur.

86′ Manaj, Manaj dhe sërish Manaj. Tjetër aksion i mrekullueshëm nga kuqezinjtë, shpërdorohet nga sulmuesi.

80′ Tjetë rast fantastik për Manajn që mund të gjendej i vetëm me portierin, por tani nuk e mbajnë më këmbët.

76′ E pabesueshme. Roshi tregon brilant në krahë dhe gjen Manaj me portën e boshatisur, por nuk i ka gjetur topit kohën e duhur. Të gjithë duart në kokë. Nuk e beson as vetë Manaj, si e humbi?

72′ Largohet Memushaj dhe vendin e merr Abrashi.

71′ Krosë e rrezikshme e Veselit, por nuk kordinohet Cikalleshi.

63′ Si je shndërruar Frederik Veseli? I pakalueshëm, ndërsa tani heq golin e sigurt. Në një kundërsulm befasues të turqëve dhe kur duhej të mbante dy rivalë, i ndalon në mënyrën më të mirë. Brilant!

60′ Ylimaz vjen me një tjetër goditje nga afërsia e zonës, por për t’u harruar kordinimi.

56′ Vjen zëvendësimi te Shqipëria. Roshi në vendin e Lenjanit.

48′ Kundërsulm fantastik i Shqipërisë me krosimin e Bares që shkon te Lenjani, por ky i fundit nuk e kontrollon mirë topin brenda zonës. E thjeshtë për Demiral për ta ndalur.

46′ Nis e dyta.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë 0-0. Kjo Shqipëri na kishte munguar kështu.

45’+4′ Predha e Rei Manajt nga goditja e dënimit, por Meret ka bërë mrekullinë. Rasti më i rrezikshëm deri tani.

45′ Ka 4 minuta shtesë.

43′ Sërish mungesë e “Fair Play” nga ana e Turqisë. Shohin Cikalleshin të shtrirë në fushë dhe vazhdojnë aksionin.

37′ Ka nervozizëm në pankinën e Turqisë. Tërësisht e dukshme se trajnerit Gunesh po i del situtata nga duart dhe pritshmëritë.

36′ Cikalleshi luan edhe me nervat e kundërshtarëve. Për notën “10” deri tani.

30’ I papërmbajtshëm Sokol Cikalleshi. Sprint i jashtëzakonshëm dhe fantastik në mbrojtjen e topit.

21′ Rasti i dyshimtë. Bare kërkon penallti pas një kontakti në zonë. E vështirë ta gjykosh pasi rregjia nuk jep transmetimin.

17′ Grintë e madhe dhe zjarri i ndezur. Shqipëria bën gjithçka mirë deri tani.

12′ Ndëshkohet me të verdhë Memushaj me argumentin e humbjes së kohës. Tre të verdhë për Kombëtaren deri tani.

7′ Tension në fushën e blertë. Arbitri kishte dhënë faull për kuqezinjtë dhe topin e kishte Kombëtarja e Shqipërisë, por sparkatat nisën nga ana e vendasve. Përplasje fizike mes lojtarëve. Dallohet tensioni.

4′ Dërmaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndaj Burak Yilmaz. E diskutueshme mbetej!

2′ Rrezikshmëria e parë. Tosun driblon bukur në tre raste Gjimshitin, por gjuajtja e tij shkon pranë shtyllës.

1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin vendasit. Drithërimë e papërshkrueshme për himinin e Shqipërisë.

Para ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 kundër Turqisë në transfertë, në një ndeshje që pritet të vendosë shumë për të dyja ekipet. Kuqezinjtë kërkojnë 3 pikët për t’a mbajtur ende të hapur derën që i lejon të kalojnë në grupet e Euro 2020, ndërsa turqit duan pikët e radhës për të forcuar akoma më shumë pozitat e tyre në grupin H dh eta bëjnë më të lehtë rrugën për në Euro 2020.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë ka dalë edhe formacioni zyrtar i kuqezinjëve, i publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s që mund ta shihni edhe më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *