E pabesueshme, titulli në Gjeorgji vendoset nga një penallti në sekondën e fundit

A ka kampionat më të bukur e më të fortë se një që vendoset në javën e fundit, me përballje direkte mes dy skuadrave kryesuese? Nëse nuk futin hundët arbitrat, është finale ëndrrash.

Ndodhi të dielën në Gjeorgji: java 36, Dinamo e Tbilisit kryesuese priste Torpedon e Kutaisit. Dinamo, favorite e madhe, me një pikë dilte kampion. Torpedo nuk ishte dakord dhe shënoi në minutën e 75-të me sulmuesin kryesor Kapanadze.

Drama ishte rezervuar për në minutën e katërt shtesë: një rrëmujë në zonë dhe jepet 11-metërsh për Dinamon e Tbilisit, mes protestash pa fund, pasi ishte vendim shumë i dyshimtë. Vazhdimin shikojeni në video!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *