E pabesueshme, Tavekio drejt Ligës së Serisë A!

Dështimi historik kundër Suedisë, me Italinë që mbeti jashtë Kupës së Botës, duket se nuk i bën përshtypje ish-presidentit të Federatës Italiane, Karlo Tavekio, i cili tenton të kthehet majë kalit. Falë mbështetjes së presidentëve Kairo, Lotito e De Laurentis, Tavekio mund të kthehet si numri 1 i Ligës së Futbollit.

Çudia është se shumë klube janë gati ta votojnë, duke nisur nga ata më sipër, por të premten do shihet a i ka numrat e duhur. Tavekio dha dorëheqjen nga Federata më 20 nëntor, ndërsa për ta pasur janë në garë tre kandidatë: Gravina, Tomazi dhe Sibilia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *