E pabesueshme! Starova bën superlëvizje me Feronikelin, rikthen kampionin e Shqipërisë

Trajneri i Feronikelit, Sulejman Starova, do të fitojë titullin kampion sezonin e ardhshëm. Ky ka qenë objektivi i tij që në momentin që mori skuadrën kosovare. Ish-tekniku i Partizanit po bën afrime shumë cilësore, pasi ka marrë disa nga lojtarët më të mirë të kampionatit kosovar, (kujtojmë Maganin, Alush Gavazajn, Rexhën, apo Zekën) tani ka afruar lojtarin e parë të huaj.

Fjala është për Zhan Kariokën nga Brazili. Mesfushori me tipare të avancuara është një njohje e mirë e “Bobit”, pasi futbollisti ka luajtur me Kukësin deri në sezonin e shkuar. Ai u shpall kampion Shqipërie me verilindorët dhe më pas u largua në Brazil. Karriera e tij ka qenë në zbritje, pasi ka luajtur në ligën D të Brazilit duke mos qenë titullar, por duke njohur cilësitë e tij të mira teknike dhe taktike, duhet thënë se është “luks” për ekipin e Starovës. Feronikeli e zyrtarizoi afrimin e Kariokës si “bombën” e mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *