E pabesueshme, Ronaldo shqetësohet për estetikën dhe braktis ndeshjen

0

E dimë që Ronaldo kërkon të duket në formë perfekte dhe kujdeset shumë për pamjen e jashtme, nga veshjet deri te depilimi, me një model flokësh të kuruar deri në detaj, dhëmbë të bardhë si bora.

Sot ylli i Realit mori një goditje të fortë në fytyrë dhe u gjakos, ndaj natyrisht meraku i tij i madh ishte… imazhi i tij.

Mjekët e skuadrës u futën në fushë për të ndalur gjakderdhjen, por portugezi mori kontrollin e situatës, duke i kërkuar fizioterapistit telefonin, të cilin e përdori si pasqyrë për të parë sa ishte çarë.

Kur pa veten në pasqyrë, Ronaldo bëri me shenjë që nuk do të vazhdonte lojën dhe u largua për t’u pastruar e kujdesur për veten. Ndërrime nuk kishte më, por ndeshja ishte 6-1 në atë moment dhe largimi i tij nuk ishte ndonjë problem i madh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image