E pabesueshme për Interin/ Festoi për 0-2, Peter Olainka i ngrin buzëqeshjen Lukakut dhe jep barazimin 1-1

Një episod vërtet i rrallë ka ndodhur në përballjen mes Slavias së Pragës dhe Interit, që është në shifrat 1-1 dhe ku ka mbaruar pjesa e parë. Martinez hapir serinë e golave në fillimin e takimit. Ndërkohë Olainka ka pasur një kontakt në zonë në minutën e 38, duke u rrëzuar për të kërkuar penallti.

Por arbitri vazhdoi lojën duke i kërkuar të ngrihet pasi e pa si stimulim. Në të njëjtin aksion dhe kundërsulm, do të ishte Lukaku që tundi rrjetën me portën e boshatisur. Atje ka ardhur edhe festa për rezultatin 0-2. Arbitri është këshilluar që të shoh rastin në VAR dhe i janë dashur shumë pak sekonda, për të hequr golin e Lukakut dhe për t’i akorduar penalltinë Slavias, nga ku erdhi edhe barazimi. Megjithëse nuk e mori përsipër Olainka, po zhvillon një tjetër 45 minutësh shumë të mirë dhe duke marrë rolin e protagonistit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *