E pabesueshme/ Në Spanjë, tribuna e stadiumit testohet duke… kërcyer

0

Siguria në stadiume është prioritet. Por, ajo që ka ndodhur në Spanjë, madje në Madrid është në kufijtë e të pabesueshmes. Nëse nuk do të ekzistonin imazhet video, të gjithë do të mendonin se ishe i çmendur, nëse do të tregoje se punëtorët e stadiumit të Rajo Valekanos testuan rezistencën e tribunave duke kërcyer.

Një test, i cili nuk kaloi pa u vënë re. Përkthimi i asaj që ka ndodhur është i thjeshtë: “A e përballon peshën e tifozëve ai sektor i stadiumit?”, mund të ketë pyetur dikush. Zgjidhja erdhi menjëherë, me punëtorët që për të garantuar sa e sigurt ishte tribuna, nisën të kërcenin lart e poshtë. Video që tregon këtë moment, ka bërë xhiron e botës.

Provat kanë ardhur pasi Bashkia e Madridit dhe Liga e Futbollit në Spanjë, vendosën të mbyllnin “Estadio de Valekas”, i cili vlerësohej se nuk garantonte sigurinë e spektatorëve. Tribunat nuk plotësojnë standardet e pretenduara, impianti i ndriçimit ka probleme, ndërsa edhe daljet nga stadiumi nuk janë të sigurta. Këto ishin problemet e evidentuara prej javës së parë të kampionatit.

Pas kontraktimit të një kompanie private, Bashkia e Madridit, që është edhe pronare e impiantit, mori në dorëzim një dokument, sipas të cilit stadiumi është brenda normave dhe siguria është e garantuar. Fatkeqësisht, video ngriti shumë dyshime, pasi siguria në tribuna u testua thjesht… duke kërcyer.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.