E pabesueshme në Brazil, gafë absurde e VAR-it!

Përdorimi i sistemit VAR në futboll ka bërë që në një farë mënyre të vendoset drejtësia, të paktën për sa i përket pozicionit jashtë loje. Gjithsesi, në sfidën mes Internacionalit dhe Bahias në Serinë A braziliane ka shkaktuar polemika të shumta.

Vendasit e Internacional kaluan në avantazh në minutën e 18-të, gol që u anulua fillimisht nga gjyqtari për pozicion jashtë loje. Sidoqoftë, ishte sistemi VAR që njoftoi se goli ishte i rregullt dhe arbitri e akordoi, por me sa duket gaboi rëndë.

Nëse shohim përsëritjen e aksionit dhe momentin e pasimit, duket qartë që lojtari i Internacional është në pozicion të rregullt. Goli ka shkaktuar polemika të shumta në Brazil. Për sa i përket ndeshjes, sfida u mbyll me fitoren 3-1 të vendasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *